Menu Close

Për Ne

ssss

ÇKA OFROJMë NE

SISTEME TË VIDEOVËZHGIMIT -Dizajnimi i sistemeve të kamerave, implementimi i projekteve dhe mirëmbajtja e tyre me sisteme të vëzhgimit me kamera të sigurisë duke filluar nga ato analoge deri te digjitalet me rezolucion 8MPx. 

SISTEME ALARMUESE ME TELA DHE PA TELA – Dizajnimi, konfigurimi dhe instalimi i projekteve me senzorë të lëvizjes, senzorë të temperaturës, lagështisë – ujit, detektorë të tymit dhe nxehtësisë, gazit (propan, butan) dhe detektorë të tjerë të cilët do të ju lajmërojnë në mënyrë automatike duke ju dërguar sms ose thirrje telefonike. 

SISTEME TË KONTROLLIT TË QASJES që sigurojnë qasje vetëm për persona të autorizuar në lokacionet e caktuara.
 
SISTEME TË EVIDENTIMIT TË ORARIT TË PUNËS që ju mundësojnë të mbani evidenca për orët e punës të punëtorëve në kompani.
 
SISTEME TË GPS GJURMIMIT të makinave ose aseteve të ndryshme,
 

SISTEME TË TELEFONISË DHE RRJETAVE KOMPJUTERIKE për zyre, hotele dhe objekte të mëdha.

AUTOMATIZIME – Që ju mundësojnë të kontrolloni nga telefoni juaj pajisjet në shtëpinë apo zyret tuaja sikurse dritat, dyert, klimën, ndërprerësat e rrymës etj.

VIDEOFONI DHE INTERFONI për objekte private, komplekse banesore si dhe objekte afariste.

MAKINA TË SIGURISË SË PARAVE – detektorë të parave, makina për numërim, verifikim dhe sortim të banknotave dhe parave metalike.

PëR KOMPANINË

Smart Tech Solutions SH.P.K është kompani e themeluar në vitin 2013, me lokacion qëndror në Prishtinë mirëpo që operon në të gjithë tregun e Kosovës dhe në rajon, duke ofruar kështu Sisteme Inovative të Sigurisë Elektronike dhe të Teknologjisë Informative.

Të përkushtuar që klientëve t’i ofrojmë shërbime të shpejta, kualitative dhe inovative në këto lëmi.

Smart Tech Solutions këto shërbime i ofron përmes një stafi shumë profesional, të kualifikuar në lëminë e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe të pasionuar pas Teknologjisë.

Ndjehuni të sigurtë në pronë tuaj, gjithmonë duke i besuar sistemeve tona të sigurisë!

—SIGURIA juaj, PRIORITETI ynë!—